SHBA: Viktima nga stuhitë e dëborës

2015-08-21 2

Një stuhi e madhe dëborës e përcjellë me erëra të fuqishme ka përfshi disa pjesë të perëndimore të SHBA-së. Në shtetin e Visconsit humbën jetën dy persona, kurse disa të tjerë janë zhdukur. Gjatë 24 orëve të fundit në Çikago ra më shumë se 20 centimetra dëborë. Shumë rrugë janë bllokuar, kurse rreth 900 fluturime janë anuluar.

"Duhej të fluturoja nga aeroporti Midway, por, fluturimi u anulua. Bëra një rezervim për Kanzas dhe ja tani po pres këtu. Nuk e di se çka do të bëhet", u shpreh një pasagjer.

Disa rajone po përballen me probleme energjetike, kurse meteorologët parashikojnë se stuhia do ta godas edhe Uashingtonin ku priten reshjet më të mëdha gjatë viteve të fundit. Gjendje më kritike pritet të jetë në shtetin federal të New Jersey, që ende po shërohet nga goditjet e uraganit "Sandy". Janë paralajmëruar reshje të mëdha të shiut dhe dëborës, si dhe përmbytje të mëdha. Shërbimi Kombëtar i Meteorologjik bëri të ditur se stuhia pritet që të zgjasë deri nesër pasdite. Petar Bllazhevski