Vdekja e Çavzit, shtatë ditë zie në Venezuelë

2015-08-21 3

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez humbi betejën dy vjeçare me kancerin. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëvendëspresidenti, Nikolas Maduro, i cili shpalli 7 ditë zie kombëtare në vend. Krahas faktit që disa ditë flitej se ai është i vdekur, lajmi i vdekjes së "El Komandantes", tronditi opinionin në Venezuelë.

"Të nderuar, mësuam lajmin e pikëlluar dhe më të vështirë. Sot, më 5 mars, vdiq në spitalin ushtarak në Karakas, komandanti, presidenti jonë, Hugo Çavez Frijas. Ky është një moment i dhimbjes së madhe", tha Nikolas Maduro, zëvendëspresident i Venezuelës.

Pas shpalljes së lajmit për vdekjen e Çavezit, banorët e Karakasit masovikisht u mblodhën nëpër rrugët e kryeqytetit.

"Ti nuk je i vdekur, ti jeton në mua. Ti je në shpirtin tim, vëllai im. Ky moment edhe më shumë do ta afrojë popullin", u shpreh Banor i Karakasit, Venezuelë.

Shumë liderë botërorë shprehën ngushëllime për familjen e Çavezit dhe popullit të Venezuelës.

"Kudo që të jesh, i dashur Hugo, ta dish se sot ëndrra jote për Venezuelën Ekuadorin, Bolivinë, Brazilin, Kubën e lirë, të lumtur dhe sovrane, u bë edhe ëndrra jonë. Mesazhi është për ty, i dashur Komandant është se gjithmonë shkojmë drejt fitores", deklaroi Rafael Korrea, President i Ekuadorit.

"Në emër të presidentit të Kinës, Hu Xhintao dhe Partisë Komuniste, po dërgojmë ngushëllimet për popullin e Venezuelës, për shkak të humbjes së liderit të madh dhe mikut tonë Hugo Çavez", tha Hua Çunjing, Ministër i Punëve të Jashtme të Kinës.

Mbështetje për popullin e Venezuelës sot dërgoi edhe presidenti i SHBA, Barak Obama, kurse iu bashkua edhe kreu i OKB-së, Ban Ki-Moon.

"Presidenti Çavez dha një kontribut të mëdha për zhvillimin e vendit të tij. Po i shpreh ngushëllime të thella familjes së tij dhe të popullit të Venezuelës", theksoi Ban Ki-Moon, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-ve.

Hugo Çavez e udhëhoqi vendin plotë 14 vjet. Vitin e kaluar u rizgjodh për herë të katërt. Autoritetet në Venezuelë njoftuan se ceremonia e varrimit të 58-vjeçarit Çavez do të zhvillohet të premten, kurse deri atëherë trupi i tij do të ekspozohen në akademinë ushtarake në Karakas. Deri në zgjedhjet e reja, të cilat sipas Kushtetutës duhet të mbahen brenda 30 ditëve, vendin do ta udhëheq zëvendëspresidenti, Nikolas Maduro. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange