Një ditë pasi zyrtarë të lartë të BDI-s akuzuan parti të caktuara rivale se punojnë në skenarë ogurzi që provokojnë incidente të dhunshme si këto të ditëve të fundit u njoftua se kryetari i PDSh-së Menduh Thaçi ka refuzuar të firmosë bashkë me Ahmetin marrëveshje si në vitin 2011 për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike .
"Nuk e dimë arsyen se pse u refuzua nënshkrimi i kësaj marrëveshje por ne përsërisim qëndrimin, se do të ishte mirë që edhe njëherë të ripërsëriteshte vullneti i mirë që u bë në vitin 2011 dhe që rezultoi me zgjedhje të lira. Ripërtëritjen e asaj që u nënshkrua në vitin 2011, ju e dini se në vitin 2011nënshkruajti zoti Ahmeti me zotin Thaçi në prezencën e ambasadorit e Shqipërisë dhe në prezencë të ambasadorit amerikan, asokohe edhe ambasadorit të BE-së", tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Ndërkohë që në një pres konferencë sot kryetari shefi i shtabit zgjedhor i PDSH-së duke iu përgjigjur kolegut të tij të BDI-së Abdilaqim Ademit për skenarët ogurzi të oponentëve politik drejtoi kritika të ashpra drejt BDI-së.
"Ne si PDSH të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës dhe me qëllim që situate të mos përkeqësohet edhe më shumë, ditëve të kaluara zgjodhëm të mos prononcohemi dhe të mos i përgjigjemi pafytyrësisë së BDI-së e cila u manifestua herë me komunikata herë ne trajtën e një "profesionisti" të policisë, herë nga zv/ministri i Policisë, një "profesionist" me përvojë dhjetra vjeçare ne polici dhe më e fundit nga ministri i ekologjisë Abdilaqim Ademi. Apelojmë deri te BDI, rrini të qetë, humbja në këto zgjedhje nuk do të thotë edhe fundi botës, mos e merrni edhe aq tragjike, sepse do të bëhet më mirë, shqiptarët gjithmonë kanë jetuar më mirë kur ju keni qenë larg pushtetit!", deklaroi Bekim Fazliu, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së.
Zëdhënësi i BDI-së Osmanit nga ana tjetër thotë nuk përjashton mundësin që ata që kanë refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes për të kenë lidhje edhe me incidentet e fundit.
"Nuk dua të konstatoj se lidhshmëria është e drejtëëprdrejtë me ato indikacione që ne i kemi ëpr skenaret e zeza në këtë fushatë mirëpo natyrisht se mund të ketë ndonjë farë ndërlidhje në këët drejtim. Vullneti jonë mbetet i hapur që me të gjitha partitë politike shqiptare ose me partinë opozitare shqiptare të nënshkruhet një marrëveshje e tillë për zgjedhje të lira, refuzimin e marrëveshjes duhet ta arsyetojnë ata se pse u refuzua dhe a ka kjo ndonjë ndërlidhshmëri me indikacionet që ekzistojnë", u shpreh Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.
Ndryshe një marrëveshje e ngjashme u nënshkrua në vitin 2011 në mes të dy liderëve të dy partive më të mëdha politike shqiptare BDI dhe PDSH, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Iniciativa atherë ishte e ambasadorit të Shqipërisë dhe atij të SHBA-ve. Bedri Rexhallari