Kujtim Kraja, i ekzekutuar një ditë më parë në Shkodër është qëlluar nga dy persona me breshëri plumbash kallashnikovi, megjithatë autorët e këtij krimi ende nuk janë identifikuar. Konfirmimi ka ardhur nga grupi hetimor, i cili pas këqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur gëzhojat e plumbave që qëlluan 45-vjeçarin.