TIRANË -- Në Tiranë si dhe në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës, shoqata e transportit të autobusëve Shqipëri -- Greqi është ngritur në protestë kundër vendimit të qeverisë greke për pezullimin e licensës së mbi 20 kompanive shqiptare. Kjo konsiderohet edhe si katastrofë ekonomike për udhëtarët shqiptarë, pasi bileta, sipas tyre, do të rritet deri në 100 euro dhe udhëtimi do të bëhet me 2-3 ndalesa.
Sot, në sheshin "Nënë Tereza", po zhvillohet protesta e shoqatës së transportit Shqipëri - Greqi, nisur nga vendimi i njëanshëm i qeverisë greke për të bllokuar linjat me Shqipërine. Kreu i shoqatës, Ali Dyrmishi, tha se sot po bëjnë protestë paqesore.
(ad.ti/shqiptarja.com)