Mediat greke: Arrestimi, Frroku kundër Berishës dhe afër PS

2015-08-21 0

ATHINE- "Kumar dhe gjak" Ky është titulli i një shkrimi të botuar sot në median elektronike dhe të shkruar greke "Zungla.gr" Shkrimi është si më poshtë: Drogë, kumar, kazino dhe qendra argëtimi nate, si edhe ... gjaku kompozojnë trillerin policor, i cili po zhvillohet ditët e fundit ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, me shkak vrasjen e një komisari të policisë shqiptare.

Protagonisti i historisë i cili kujton skena nga filmi me gangsterë "Kumbari", është një 44 vjeçar sipërmarrës nga Shqipëria, i quajtur Arben Frroku, i cili akuzohet se të shtunën e kaluar ka vrarë me një breshëri plumbash automatiku, Dritan Lamajn dhe më pas ka hyrë në Greqi për t'ju shmangur arrestimit.
(ad.ti/shqiptarja.com)