Venezuelë, Hugo Chavez me kancer, po lufton me vdekjen

2015-08-21 2

VENEZUELE - Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez po "lufton me vdekjen", - ka deklaruar zëvendëspresidenti Nicolas Maduro.

"Komandanti ynë është i sëmurë, ai dha jetën e tij për ata, që nuk kanë dhënë asgjë," - tha ai për kanalin shtetëror venezuelan. "Ne duhet të jemi besnik ndaj këtij njeriu, që ka dhënë aq shumë për vendin," - është shprehur Moduro.

Chavez iu nënshtrua një tjetër ndërhyrje kirurgjikale në Havana të Kubës në dhjetorin e 2012-s, i cili ishte operacioni i katërt pas konstatitmit të kancerit, që prej vitit 2011. Presidenti 58 vjeçar pati "probleme me frymëmarrjen", si rezultat i një "infeksioni të rëndë në mushkëri" dhe ndoqi një regjim të rreptë mjekësor në kryeqytetin kubanez.
(ad.ti/shqiptarja.com)