Fotot e Frrokut me policët, Noka: Fotot nuk do të cënojnë hetimet

2015-08-21 0

TIRANE- Ministri i Brendshëm Flamur Noka është pyetur në lidhje me publikimin e fotove ku biznesmeni Arben Frroku, i dyshuari kryesor për vrasjen e Dritan Lamajt është fotografuar duke drekuar me kupolën e policisë së shtetit.
"Hetimet nuk kanë lidhje me publikimin e fotove në media.Do dëshmojmë se hetimet nuk kanë dhe nuk do të kenë lidhje me fotot. "- tha Flamur Noka në një prononcim për gazetarët pas homazheve të zhvilluara në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të dy Dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokja ish-punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror(SHISH), të rënë në krye të detyrës në vitin 1997, në ngjarjen e njohur si masakra e Cerrikut.
(ad.ti/shqiptarja.com)