MALLAKASTËR - Rrëshqitja e dheut ka bërë që një lagje prej 11 shtëpish të shkatërrohet plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të fshatit Ngraçije të komunës Qëndër Mallakastër, gati një orë pas mesnatës së të hënës (25 shkurt), rreth orës 01:30 minuta . Rrëshqitjen e dheut, kryekomunari e krahasoi me një shpërthim vullkani. "Toka ka ikur 30-40 m thellë dhe ende vazhdon rrëshqitja" - tha Agron Kapllanaj, duke shtuar se është bërë evakuimi i banorëve dhe si rezultat i rrëshqitjes është rreth 40 ha. Për të parë gjendjen nga afër, atje ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Noka dhe ai i Transportit, Olldashi. Ata i kanë kërkuar banorëve të largohen dhe e cilësuan situatën problematike. Ndërkohë që rruga që lidh fshatin me Qendrën e komunës, ku banojnë rreth 400 banorë është bërë e pakalueshme.
(ad.ti/shqiptarja.com)