LSDM-ja refuzon propozimin e qeverisë - Sonte mbledhje e jashtëzakonshme!

2015-08-21 0

Propozimi i qeverisë për ndryshimin e kodit zgjedhor në procedurë urgjente është vlerësuar nga LSDM-ja si sulm i radhës i shumicës parlamentare ndaj Kuvendit pas atij të 24 dhjetorit. Andrej Petrov përsëriti qëndrimin se opozita bojkoton zgjedhjet jo për shkak të kohës së pamjaftueshme por për shkak të suspendimit të demokracisë dhe dhunës së ushtruar ndaj deputetëve opozitar.

"Sot vazhdoi dhuna partiake policore e pa parë në demokracinë parlamentare dhe për vendin që pretendon të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Deputetët e mazhorancës planifikojnë që në Kuvendin të cilën e zbrazën nga opozita me dhunë policore, të miratojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Më e turpshmja e gjithë kësaj është që Nikolla Gruevski, kumtimin e këtyre politikave humbëse ua ndau Stavrevskit dhe Jankullovskës, të cilët ishin kryerës të largimit të deputetëve të opozitës gjatë të hënës së zezë. Mirë është që Nikolla Gruevski i zgjodhi pikërisht këta dy që të mbajnë konferenca për media, me qëllim që mos të harrojmë se kush ishin ekzekutorët, e shtetit ligjor", deklaroi Andrej Petrov, LSDM.

Por, nga VMRO-DPMNE-ja propozimin për ndryshimin e kodit zgjedhor e arsyetuan me kërkesën e parashtruar nga nënkryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sipas partisë së Gruevskit kishte kërkuar 7 ditë afat për dorëzimin e listave.

"LSDM-ja kërkoi 7 ditë për parashtrimin e listave për këshilltarë dhe kryetarë komunash, këtë përmes një deklarate zyrtare publikisht e theksoi nënkryetari i LSDM-së Zoran Zaev, dhe ne këtë afat ua mundësojmë me ligj", tha Gordana Jankullovska, VMRO-DPMNE.

Qeveria propozoi ndryshimet në Kodin zgjedhor pasi një ditë më parë Zoran Stavreski në emër të VMRO-DPMNE-së doli me këtë ofertë për opozitën që ti jep asaj afat deri më 3 mars të paraqes kandidaturat për zgjedhjet lokale. Por LSDM-ja këtë propozim e vlerësua si dyfytyrësi të VMRO-DPMNE-së. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange