Qumështi në Maqedoni është i sigurt, tregojnë të dhënat e prezantuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës pas rezultateve të analizave të 20 kampionëve të ekzaminuara të qumështit vendor. Tek asnjëri nuk u gjet sasia më e madhe e aflatoksinës. Priten edhe rezultatet e 15 kampionëve të qumështit të fabrikave më të vogla lokale të qumështit, por më të parat është i mbuluar 90 për qind e tregut. Përveç qumështi janë ekzaminuar edhe produktet e qumështit, por edhe qumështi i papërpunuar nga 10 rajone.
"Qumështi që prodhohet në fabrikat e qumështit të Maqedonisë është ekskluzivisht qumështi shtëpiak, vetëm diçka që importohet nga jashtë si një lëndë e parë është qumështi i evaporuar, qumësht që i është marrë lagështia dhe importohet nga Gjermania dhe Franca dhe përdoret për përmirësimin e cilësisë së jogurtit dhe kosit nuk futet në qumësht. Kështu që janë spekulim absolute se fabrikat e qumështit në Maqedoni mbushen me qumësht nga jashtë", deklaroi Dejan Runtevsk, Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga Agjencia pohojnë se nuk ka asnjë problem as me ushqimin për kafshë.
"Ushqimi për kafshë gjatë importit i nënshtrohen kontrollit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë dhe nga ajo që ne kemi njohuri nga kontaktet me ta, nuk është regjistruar niveli më i lartë i aflatoksinës në ushqimin për kafshë që importohet dhe që ata kontrollojnë. Këtë vit ne nuk kemi blerë shumë misër nga Serbia, kryesisht mbështetemi në prodhimin vendor", tha Dejan Runtevsk, Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Nga Agjencia e Veterinarisë, thonë se testimet janë bërë nga laboratori i vetëm i akredituar në vend dhe besojnë se nuk ka nevojë për ekzaminim të mëtejshëm. Qumështi i importuar tek i cili u gjet sasi e madhe e aflatoksinës është hequr nga qarkullimi. Natasha Stojanovski