Investimet e huaja kanë shënuar rënie drastike!

2015-08-21 0

Rënie drastike e investimeve të huaja vitin e kaluar si dhe rënia e vazhdueshme e prodhimit industrial. Duke komentuar të dhënat e këtilla, një pjesë e ekonomistëve besojnë se shteti duhet të merret më shumë me kompanitë vendore.

"Ekzistojnë teori që thonë se zhvillimi i balancuar i një vendi mund të arrihet vetëm nga burimet e veta të brendshme. Ka teori që nuk angazhohen për rritjen e investimet e huaja direkte, por të atyre vendore, kurse ka edhe të tjera dhe unë do të isha shumë i lumtur nëse flasim për strategjinë në të cilën Maqedonia do të jetë në një gjendje që të eksportojë kapital, e jo të importojë", deklaroi Mirolub Skukarov, Profesor universitar.

Vitin e kaluar, investimet e huaja janë zvogëluar për 80 për qind, pasi investitorët kanë kthyer kapitalin në vendet e tyre. Kështu, viti përfundoi me rreth 50 milionë euro investime të huaja, për dallim nga viti i kaluar kur kishte më shumë se 330 milionë euro.

"Sipas rregullave dhe dispozitave ndërkombëtare,janë të kufizuar të gjitha aktivitetet, që një shtet mund ti ndërmarrë për ta kufizuar rrjedhjen e kapitalit, por megjithatë këto vendime varen nga nevojat e të gjitha këtyre kompanive. Kjo nuk do të thotë se me përmirësimin e kushteve ekonomike,ato para nuk do të kthehen", u shpreh Viktor Mizo, Drejtor i zonës teknike-industriale zhvillimore.

Mirëpo, përveç krizës ekonomike, një problem shtesë për vendin është edhe mungesa e stabilitetit politik.

"Nuk mund të priten investime të huaja direkte, kur nuk ka sistem stabil juridik, ekonomik dhe politik. Ne tani jemi në kohën kur sistemi politik tregon disa shenja speciale të stabilitet të madh. Investitorët e huaj fillimisht shikojnë se a ka një sistem stabil politik dhe pastaj nëse ambienti i ekonomisë i ngjanë atyre ambienteve në të cilët janë mësuar në vendet e tyre", tha Mirolub Skukarov, Profesor universitar.

Sipas paralajmërimeve, pritet që kompanitë japoneze të industrisë së automobilave, këto ditë të bëjnë skanimin e klimës së biznesit në Maqedoni. Natasha Stojanovska