Borxhi ndaj bankave, 3.5 miliardë euro

2015-08-21 1

Qytetarët dhe kompanitë u kanë borxh bankave dhe kursimoreve gjithsej 3.5 miliardë euro. Kjo bëhet e ditur nga dhënat e fundit të Bankës Popullore, për muajin janar të këtij viti. Nga shuma e përgjithshme 2.1 miliardë euro, janë nga kreditë që kanë marr kompanitë dhe institucionet publike jofinanciar kurse 1,4 miliardë euro të tjera janë kredi që kanë marr qytetarë për çështje të ndryshme. Të dhënat nga raporti i Bankës Popullore tregojnë se në rritje janë edhe kërkesat e dyshimta dhe kontestuese. Kështu në janar të këtij vit shuma e përgjithshme e kërkesave të dyshimta dhe kontestuese arrin 381.6 milion euro për dallim nga dhjetori i vitit të kaluar që ishte 366 milion euro. Sipas të dhënave, vetëm për një muaj ka rritje prej 15.5 milion euro të kredive jofunksionale që kanë marr qytetarët, me çka tani marrin pjesë me 10.76 për qind nga shumë e përgjithshme e kredive. Si jofunksionale konsiderohen kreditë kur klienti më shumë se tre muaj vonon pagesën e kësteve. Shkaku për rritjen e kredive jo funksionale ka të bëj me gjendjen ekonomike. Analizat e raportit tregojnë se në muajin e parë të këtij viti, qytetarët më së shumti kanë marr kredi për konsum. Shuma e përgjithshme e këtyre kredive arrin 273 milion euro. Në kartelat kreditore qytetarët kanë borxh prej 197 milion eurove, kurse për kredit e automobilave borxhi arrinë në 27.7 milion euro. Vitin e kaluar Banka Popullore, konfirmoi se norma e rritjes kreditore është 5.4 për qind dhe konsiderohej njëra ndër normat më të ulëta, ndërsa për këtë vit parashihet rritje e vogël të kredive, në bazë të pritjeve për përmirësim të ekonomisë dhe sipas projektimeve këtë vit kreditë do të rriten për 7.5 për qind. Natasha Stojanovska