TIRANE - Ndryshe nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, shtetasit italianë, që jetojnë në Shqipëri kanë të drejtën të shprehen përmes votës mbi të ardhmen e vendit të tyre në zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen në datat 24 dhe 25 shkurt.
Procedura është e thjeshtë, zonja Suzana Schlein, shefe e zyrës konsullore në ambasadën italiane në Tiranë shpjegoi për Tv A1 REPORT se si funksionon vota me korrespondencë për vendin fqinj. Votimi me korrespondencë ka përfunduar të enjten (21 shkurt).
(ad.ti/shqiptarja.com)