TIRANE- Shqipëria nuk mund të integrohet në BE pa plotësuar kriteret. Nuk do ketë asnjë lëshim dhe në këtë kuadër zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit janë tepër të rëndësishme dhe duhen të zhvillohen sipas standardeve evropiane. Prej ditës së djeshme Ministri i Jashtëm Gjerman, Guido Westerwelle ndodhet në Tiranë, dhe gjatë gjithë paradites së sotme do të ketë një axhendë të ngjeshur takimesh me krerët më të lartë të shtetit për të nxitur Institucionet për plotësimin e kritereve për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së por dhe për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
(ad.ti/shqiptarja.com)