Shkodër, goditet me levë në kokë, drejtori i Postës

2015-08-21 3

SHKODËR -- Goditet me levë në kokë drejtori i Postës së Shkodrës. Shkëlzen Berisha, (foto) 53 vjeç. Ngjarja u shënua rreth orës 15.15 minuta, ndërsa kishte dalë nga zyra dhe po hynte në banesën e tij, e cila gjendet afro 10 metra larg godinës së Postës.
Çdo gjë ka ndodhur në momentin kur Berisha ka ngjitur shkallët e pallatit, prej ku është qëlluar me levë në kokë nga dy përsona.
Ndërsa është gjakosur, drejtori i Postës ka humbur ndjenjat, ndërsa autorët e krimit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
(ad.ti/shqiptarja.com)