Rreth 3 mijë persona të prekur nga gripi

2015-08-21 1

Gripi po merr hov gjithnjë e më të madh. Në Institutin e Shëndetit Publik, vetëm javën e kaluar, janë paraqitur 2630 raste të reja. Shifra, është 5 herë më e lartë nga ajo e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar. Me këtë, numri i të sëmurëve nga gripi për këtë sezon i kaloi 10 mijë e 500 qytetarët. Tek 7 persona është konfirmuar prania e gruipit të derrit, duke e cuar numrin total të ture ën 63.

"Shqetësuese është rritje e konsiderueshme edhe tek popullata shkollore. Tregohet se ky sezon do të zgjasë më shumë, dhe se rritja dhe zmadhimi i numrit të të sëmurëve nga gripi do të vazhdojë edhe gjatë muajve të ardhshëm. Presim që edhe gjatë muajit mars të ketë rritje të numrit të të sëmurëve nga gripi", deklaroi dr. Bllagoja Aleksovski, Instituti për shëndet publik.

"Gjatë gjithë periudhës së gripit, për gjithë sezonin, kemi gjithsej 159 mostra. Dominon sërish me 57 % gripi i tipit A, 7 % është grupi i tipit B. Ndërkaq, nga grupi i tipit A, 69 % është ai sezonal ndërsa 13 % ai i derrit", tha dr. Gollubinka Boshevska, Instituti për shëndet publik.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve, pjesa më e madhe duket se vijnë nga Shkupi, Tetova dhe Strumica. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, grupi ka pushtuar gjithë Europën. Nga gripi në Maqedoni, deri tani kanë ndërruar jetë 4 persona. Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange