Ristovski: Nuk largohen të punësuarit nga qendra ditore

2015-08-21 0

Nuk do të lëshohen nga puna të punësuarit në Qendrën e Kujdesit Ditor të Dibrës për fëmijët me nevoja të veçanta. "Spekulim i kulluar", kështu deklaroi sot ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski. Ai thotë se të punësuarit kanë status të pazgjidhur dhe 14 muaj nuk kanë marrë paga, por asnjë nga katër edukatorët nuk do të largohen nga puna.

"Ky është spekulim total dhe për mua një informacion i palogjikshëm, sepse qëllimi jonë nuk është të largojmë nga puna, përkundrazi, duhet të angazhohen të gjithë këta persona", deklaroi Spiro Ristovski, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Ndërkaq, të punësuarit në këtë Qendër konfirmuan se atyre iu ishte thënë se dy nga katër të punësuarit duhet të largohen nga puna.

"Drejtorit Nazif Beqiri i bëjnë presione të ndryshme nga ministria që pagesat tona të bëhen që nga viti 2013 si dhe ët zgjidhet statusi i vetëm 2 të punësuarve në qendrën ditore, kurse dy punëtorët e tjerë të largohen nga puna. Ne nuk biem dakord me një gjë të tillë, pasi që katër vjet radhas të katër të punësuarit kemi dhënë të njëjtin kontribut në këtë qendër si dhe nuk e lejojmë që të na e mohojnë të drejtën e pagave tona, 14 muaj radhazi. Këtë gjë ënse është e nevojshme do ta kërkojmë edhe me gjyq", deklaroi Arlinda Mulladauti, e punësuar në Qendrën ditore.

Ministri i cili sikurse edhe para disa ditëve edhe sot mbeti në pohimin e tij se për pagat e papaguara fajtore është komuna e Dibrës. Ai sërish e akuzoi komunën se nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet që ishin dhënë, kurse pranoi se disa nga detyrimet që i ka Ministria pas zgjedhjeve do të përmbushen.

"Komuna le ti përmbush tërësisht të gjitha detyrimet. Pas zgjedhjeve dhe pas heqjes së ndalesës për punësime, Ministria e Punës do të zbatojë pjesën e vet të detyrimit. Mirëpo, unë edhe mëtej jam në qëndrimin se në atë periudhë ai vendim ishte i nxituar, nuk ishin rregulluar obligimet dhe komuna përkatëse nuk i realizoi plotësisht detyrimet e veta. Në 26 qendra funksionojnë qendra ditore që punojnë në bashkëpunimin Qeveria - Komuna, në të gjitha qendrat ka të punësuar dhe të gjitha detyrimet, Qeveria - pushteti lokal, janë realizuar në mënyrën siç është paraparë", tha Spiro Ristovski, Ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

Përndryshe, ditë më parë, të punësuarit dhe prindërit e Qendrës Ditore për fëmijë me nevoja të veçanta para kamerave të televizionit Alsat-M u ankuan se të punësuarit nuk kanë marr rroga dhe nuk kanë vendime për punë, kurse prindërit për shkak të transportit të papaguar kanë probleme se si ti sjellin fëmijët deri në Qendrën për kujdes ditor. Verica Pavloski

Free Traffic Exchange