TIRANE - 21 Janari është rezultat i një politizimi ekstrem. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë intervistës në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në televizionin A1 REPORT! me moderator Ilir Babaramon. Meta theksoi se kjo çështje duhet të zbardhet plotësisht përmes një procesi të plotë ligjor. Duke iu referuar apelimit të vendimit të Gjykatës për shpalljen të pafajshëm ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistit Agim Llupo, Meta e cilësoi si hapin e parë në procesin e gjatë të 21 janarit. Fjala e fundit vijoi Meta, do të thuhet vetëm kur procesi të përfundojë.
Ndërkohë që në lidhje me manipulimin që Prokuroria pretendon se është bërë më provat e demonstruesit të vrarë, Ziver Veizi nga eksperti Ndoc Çardaku, duke theksuar se është i papranueshëm, Meta tha se duhet të verifikohet dhe të pritet që drejtësia të japë verdiktin e fundit.
(ad.ti/shqiptarja.com)