Ekskluzive/Zbulohet dokumenti PD në mbrojtje të Enver Hoxhës

2015-08-21 3

TIRANE - Kryesia e PD-së në 18 shkurt 1991, ndërsa vijonte greva e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti, ishte kundër, ndërsa kreu i sapozgjedhur i PD-së, kërkonte referendum për emrin e ish-diktatorit

"Sipas procesverbaleve origjinale të mbledhjeve të kryesisë së PD me 14, 16, 18, 19 dhe 21 shkurt 1991 rezulton se shumica absolute e kryesisë së PD, përfshirë drejtuesit kryesorë të saj, ishin kundër grevës së urisë së studentëve dhe kërkonin mbylljen e saj, rikthimin e studentëve në auditore". Kjo është dëshmia e Afrim Krasniqit, ish student pjesëmarrës në themelimin e PD në 12 dhjetor 1990 dhe në grevën e urisë 18-20 shkurt 1991. Sipas dokumenteve që dalin në dritë për herë të parë pas 22 viteve, gjatë mbledhjeve të drejtuesve të PD-së në shkurt 1991, fjalitë më të përdorura në kryesi ishin: "Studentët na kanë dalë jashtë kontrollit, nuk pyesin për ne, studentët ia arritën qëllimit sepse sensibilizuan opinionin ndaj duhet të tërhiqen, të pranojnë zhvillimin e një referendumi për emrin ose ndarjen e universitetit në katër pjesë dhe kështu ti japin fund grevës".(ad.ti/shqiptarja.com)

Free Traffic Exchange