GJIROKASTER - Këmisha me vija të kuqe që tregohet në videon e aktekspertizës nuk i përket Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë bashkë me 3 demonstruesit e tjerë në 21 Janar. Kështu është shprehur motra e të ndjerit Veizi, Trëndafile Muhameti, e cila për televizionin A1 REPORT tregon e revoltuar se Veizi nuk mbante veshur një këmishë të tillë atë ditë. Ajo tregon se atë ditë Ziveri mbante veshur një triko dhe poshtë saj një këmishë fanellatë me kuadrata, pasi ishte ajo që përkujdesej për të ndjerin, meqë ai ishte divorcuar prej kohësh nga e shoqja.
(ad.ti/shqiptarja.com)