Gruevski akuzon Cërvenkovskin: Punon për Greqinë!

2015-08-21 1

Bojkoti i zgjedhjeve nga opozita, krijimi i krizës artificiale dhe përpjekja për nxitjen e incidenteve janë vetëm tentim i Branko Cërvenkovskit për t'i ikur humbjes në zgjedhje, ka deklaruar mbrëmë në Strumicë kryeministri Nikolla Gruevski. Ai ka akuzuar liderin e opozitës se të gjitha veprimet e tij në periudhën e fundit janë agjendë e huaj, dhe se të njëjtat çojnë ujin në mullirin e Greqisë.

"Ai momentalisht është më i popullarizuar në Greqi se në Maqedoni. Duhet ta kemi të qartë se nëse marrim raport negativ nga Komisioni Evropian edhe Bashkimi Evropian, ajo do të jetë meritë personale e Branko Cërvenkovskit. Ajo do të jetë rezultat i sjelljes së tij ndaj shtetit, dhe veprimi për agjenda të turpshme me të cilat mirret në këtë periudhë", ka deklaruar Nikolla Gruevski, kryeministër.

Gruevski ka vlerësuar Cërvenkovskin si të shkathtë në manipulim dhe gënjeshtra, duke theksuar se lideri i opozitës tërë kohën ka manipuluar me bashkëpartiakët e tij dhe partitë e koalicionit se bashkësia ndërkombëtare do të arrijë të bind VMRO DPMNE-në të pranojë kushtet e opozitës dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke komentuar deklaratën e Cërvenkovskit në disa media, në të cilën lideri i LSDM-së zotohet se do të heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme nëse zgjidhet çështja e emrit, Gruevski vlerësoi se kjo është dëshmia më e mirë se për interesat e kujt punon Cërvenkovski. Nga ana tjetër, lideri i LSDM-së ka paralajmëruar se nga e shtuna opozita do të fillojë me forma të ndryshme të rezistencës ndaj pushtetit, që sipas tij do të rezultojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare. 'Lidhja për Ardhmërinë' e udhëhequr nga LSDM-ja prej më herët ka paralajmëruar se do të kthejë 42 mandatet e deputetëve ditën e zgjedhjeve lokale, më 24 mars. Benjamin Arifi

Free Traffic Exchange