Lustratorët shqyrtojnë kandidaturat

2015-08-21 0

Komisioni për lustrim deri më 22 shkurt duhet të zbulojë nëse në mesin e kandidatëve për kryetarë komunash apo këshilltarë ka ndonjë ish bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. Komisioni deri në fund të ditës do t'i grumbullojë listat nga komisionet komunale zgjedhore, kurse nesër ato do t'ia dorëzojë katër organeve kompetente, të cilat po ashtu brenda 24 orësh duhet të përgjigjen nëse ndonjëri nga kandidatët ka qenë ish-bashkëpunëtor. Por anëtari i Komisionit Çedomir Demjanovski, i cili njihet si një nga kritikuesit më të mëdhenj të punës së komisionit, deklaroi se e gjithë procedura është e palogjikshme dhe fizikisht e pa realizueshme.

"Ne afat prej 24 orësh duhet të vendosim për fatin e ndonjë personi, ta lexojmë dosjen, të përgatisim raport për të, ajo dosje t'i dorëzohet komisionit. Raportuesi që do ta lexoj dosjen do ta prezantoj përpara Komisionit, ndoshta ndonjë nen duhet ta kontrollojë në dosje, ndoshta raportuesi pa intencë ka bërë ndonjë lëshim, përsëri ne për 24 orë duhet ta zgjidhim problemin që është shumë vështirë. Dhe flas nëse bëhet fjalë për një person, por çfarë do të ndodh nëse janë 40 apo 50, fizikisht nuk është e mundur. Dhe fundja nuk është morale dhe njerëzore për fatin e njeriut të vendoset në afat prej 24 orësh", tha Çedomir Damjanovski, anëtar i Komisionit për Lustrim.

Në rast se ndonjëri nga kandidatët në listat zgjedhore vërtetohet se ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, komisioni komunal duhet të ndërrojë atë kandidat me një person tjetër për të cilin duhet të vijojë procedura e njëjtë.

"Komisioni ka për detyrë që në afat prej 24 orësh të sjellë vendim nëse ai person ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete për shkak të arsyeve politike apo ideologjike, dhe duhet ta informojë Komision komunal zgjedhor, i cili duhet ta informojë dorëzuesin e listës se atë kandidat duhet ta ndërrojë me ndonjë tjetër. E gjithë procedura duhet të përfundojë deri më 22 shkurt, kur Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta caktojë radhitjen e listave zgjedhore", tha Predrag Dimitrovski, zëdhënës i Komisionit për Lustrim.

Listat e tyre zgjedhore deri tek Komisioni për lustrim duhet t'i dorëzojnë gjithsej 81 komuna dhe Qyteti i Shkupit. Ndërkaq komisioni për lustrim, tek Drejtoria për siguri dhe kundër-zbulim, Arkivi shtetëror, Shërbimi ushtarak për zbulim dhe Agjencia për zbulim, do t'i dërgojë vetëm ata kandidatë të cilët deri më tani nuk janë kontrolluar tek këto katër institucione.Semra Jakupi