Dibër, Qendra ditore e lënë në harresë

2015-08-21 5

Prej më shumë se 14 muaj punonjësit e qendrës të personave me nevoja të vecanta ne Dibër ende nuk kanë marrë pagat e tyre. Punonjësit gjithashtu ankohen edhe për mos zgjidhjen e statusit të tyrë të punës, duke kërkuar të jenë të barabart si punonjësit e qendrave në qytetet tjera të vendit.kjo qendër isha përuruar më 6 tetor të vitit 2008 nga ish Ministri i punës Xhelal Bajrami dhe kryetari ikomunës Argëtim Fida.

"Tani që 14 muaji nuk kemi marrë asnjë pagë dhe asnjë kontratë nuk kemi nënshkruajtur. pasi janë stopuar pagat tona ,janë stopuar edhe të drejtat e këtyre fëmijëve. Këto fëmijë janë me nevoja të vecanta, duhet të jetë transporti i paguar për këto fëmijë, por edhe transportin nuk e kanë të paguar", tha Dallëndyshe Lela, mjeke në qendrën e personave me nevoja të vecanta.

"Pyesim se cila është arsyeja? Pse gjithë këtë kohë të gjatë nuk është zgjidhur ky problem? Kurse gjithë qendrat tjera në Maqedoni funksionojnë mjaft mirë edhe statusin e kanë të zgjidhur,kurse vetëm në Dibër nuk është zgjidhur ky problem", tha Shejat Qamiloski, pononjës i qendrës ditore.

Përveç mosgagesës së pagave për të punësuarit, institucionet nuk kanë përmbushuar as kërkesat e trasnportit për fëmijët me nevoja të veçnta. Prindërit e tyre kërkojnë zgjidhjen e probelmeve që edhe kjo qendër të fillojë të funskionoj sit ë gjithë qendrat tjera në Maqedoni.

"Unë jam nëna e Aron Fetoskit, i cili ka ato problemet e veta. Kur e kam sjellë këtu në qendrën ditore fëmija im ka qene shumë i pa zhvilluar, gjatë punës që kanë bërë mësueset, fëmija im është zhvilluar shumë. Mirëpo këtë kohët e fundit na u bë një pengesë, nuk vijnë fuganat. Kushtet nuk janë si në gjith qytetet tjera, ne kemi qënë në Gostivar, Strugë, kushtet janë më të mira, kurse këtu tek ne nuk ka asjë far lloj kushti", tha Përfundime Fetoska, nëna e Aronit.

"I kemi dërguar letër ministrit, por nuk kemi marrë asnjë pergjigje. I lutemi ministrit të na mbështesi që qendra ditore të vazhdoj punën", tha Burhan Destanoski-Babai i Suatit.

Ndërsa kreu i kësaji komune z Argetim Fida thotë se është interesuar për këtë problem por deri më tani përkundër kërkesave të shumta nuk është pritur nga Ministri i punës Spiro Ristovski.

"I bashkangjitem opinionit tuaj, televizionitAlsat për brengën e pazgjidhur të të punësuarve në qendrën e fëmijëve me nevoja të vecanta në Dibër, të cilët ka gati më shumë se një vit nuk po marrin të ardhurat e tyre personale për punën shumë të vështirë dhe shumë humane qe bëjnë. Disa herë me drejtorin e qendrës sociale kemi tentuar, posaqerisht në 2 muajt e fundit të bëjmë takim me ministrin Ristovski për këtë qështje, pasi është e vetjma qendër e tille ne Republikën e Maqedonisë e cila akoma nuk e ka të zgjidhur cështjen e punësimit të të punësuarve dhe transportin e këtyre fëmijëve. Apeloj që edhe njëhër z.Rsistovski kërkesën tonë për takim ta shqyrtoj dhe të na pranoj sa më pare" - deklaroi Argëtim Fida, Kryetar i Komunës së Dibrës.

Televizioni ALsat në disa raste kishte kërkuar pronon...

Free Traffic Exchange