Analistët, kriza politike me pasoja për vendin

2015-08-21 2

Maqedonia po merr plagë të rënda nga kriza politike aktuale. Ministri i parë i jashtëm Denko Meleski alarmon se për aq kohë sa politikanët mbeten të shurdhër ndaj mesazheve të vijueshme të faktorit ndërkombëtar pasojat do të jenë të rënda si në aspektin e brendshëm ashtu edhe për pozitën ndërkombëtare të vendit. Sipas Maleskit janë dy mesazhe kryesore të faktorit ndërkombëtar të cilët çojnë në zgjidhjen e krizës.

"Pushteti pa opozitën nuk ka legjitimitet demokratik, kjo është kritika e drejtuar qeverisë. E dyta e drejtuar opozitës thoshte se 'ne bojkotin nuk e mbështesim'. Nëse politikanët dinë tonë ta lexojnë mesazhin duhet t'a kthejnë vëmendjen tek këto dy gjëra, të ulen bashkërisht dhe të kërkojnë zgjidhje nga situata. Por ne vuajmë nga mungesa e kulturës politike, në momente të krizës kjo bëhet akoma më e qartë..nuk janë në gjendje të flasin, madje edhe kur ulen në tryezë duken si armiq të përgjakshëm", tha Denko Maleski, Ish ministër i jashtëm i Maqedonisë.

Sipas Maleskit nëse kriza nuk zgjidhet do të detyrohemi të udhëhiqemi nga një pushtet pa legjitimitet, ndërkaq raportet nga Brukseli do të jenë gjithnjë e më negative.

"Pushteti edhe në nivel lokal do të përvetësohet plotësisht. Pushteti i tillë edhe në nivel të Republikës dhe të komunave nuk ka legjitimitet demokratik. Këtë e përmendi edhe Houit. Nga ana tjetër nuk mbështesin as bojkotin e opozitarëve, por do të gjendemi në një situatë të tillë. Do të detyrohemi të jetojmë në këtë mënyrë edhe dy vjet e gjysme deri te zgjedhjet e ardhshme e cila do të na kthejë prapa plotësisht. Raportet do të jenë gjithnjë më negative, dhe në fund të ditës përsëri do të duhet të ulet në tryezë dhe të gjendet zgjidhja", deklaroi Denko Maleski, Ish ministër i jashtëm i Maqedonisë.

Ndërkaq analisti Alajdin Demiri, shpreh bindjen se zhvillimet e fundit nëse eskalojnë, nuk përjashtohet mundësia për nxitjen e luftës qytetare.

"VMRO-ja është duke treguar ashpër se nuk respekton asnjë koncept tjetër. Nga ana tjetër edhe LSDM-ja po shkon në skajshmëri, që do të thotë se do të bllokohen institucionet, do të bllokohet edhe qeveria edhe parlamentari, edhe zgjedhjet lokale dhe politika do të dalë jashtë institucioneve. Përveç rrugës mund të acarohen edhe qytetarët..Nëse shkon në skajshmëri mund të përfundojë me luftë qytetare", deklaroi Alajdin Demiri, anaslit.

Analistët sugjerojnë se mënyra e vetme për të dalë nga kriza është që politikanët të mësohen të dialogojnë, t'i lënë anësh interesat e tyre dhe të bashkohen rreth asaj që është e rëndësisë primare për vendin, integrimi në strukturat euro-atlantike. Semra Jakupi

Free Traffic Exchange