Ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje të krizës politike

2015-08-21 0

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në vend kërkojnë njëzëri zgjidhjen urgjente të krizës politike. Në kohën kur kanë mbetur vetëm dy ditë që të shihet nëse opozita do të bëjë kthesë nga qëndrimi i saj për zgjedhjet, shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, Zyra e Lidhjeve e NATO-s, OSBE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dolën me një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës shprehin shqetësim të madh nga gjendja politike në vend. Të gjithë këta faktorë iu bënë thirrje palëve, të përforcojnë dialogun politik.

"Po ndjekim me shqetësim të madh gjendjen politike në vend. Na duhen masa urgjente për kapërcimin e tensioneve politike që pasuan ngjarjet e 24 dhjetorit. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përforcojnë në mënyrë maksimale dialogun politik, të fokusohen në prioritetet strategjike të vendit dhe t'i vendosin në rend të parë interesat e vendit dhe qytetarëve të saj", thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së.

Ndërkaq, një tjetër përfaqësues i Brukselit sot po zhvillon takime intensive me faktorët politik vendas. Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Riçard Houit, sot kërkoi të njihet me hapësirën dhe rrethanat e incidenteve të 24 dhjetorit në kuvend, të cilat çuan në largimin me forcë të deputetëve të opozitës dhe gazetarët nga institucioni ligjvënës. Pas demonstrimeve të shërbimeve të kryeparlamentarit Veljanovski, Houit pranoi se këto ngjarje e kanë vënë nën hije punën e parlamentit. Ai dha alarmin se Maqedonia gjendet në krizë serioze e cila, kërcënon të ardhmen evropiane të vendit.

"Isha në Parlament sot, pavarësisht se opozita nuk është e pranishme. Është e rëndësishme, se unë isha pikërisht në hapësirat ku ndodhën ngjarjet e 24 dhjetorit. Situata është shumë serioze dhe e vështirë për shtetin dhe të ardhmen e vendit në Evropë. Por për këto gjëra do të deklarohem nesër, edhe pse prioriteti im është fillimisht t'i dëgjoj dhe të bisedoj me të gjitha palët", tha Riçard Houit, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.


Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki, sikurse kolegët e tij të tjerë të qeverisë, përsëri ia drejtoi gishtin opozitës si të vetmen fajtore për cenimin e axhendës evropiane të vendit.

"Kemi arsyeje për t'u shqetësuar, veçanërisht për shkak të faktit se të gjitha porositë që u dërguan deri tani, hasën në vesh të shurdhët tek opozita. Ajo nuk dërgoi mesazhe se po e vendos axhendën evropiane të vendit më lartë nga axhenda dhe aspiratat e saj personale. Unë shpresoj se do të mund të shfrytëzojmë të gjitha instrumentet, që të kemi shtyrje të procesit përpara në aspekt pozitiv", tha Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Por diplomati evropian Riçard Houit tha se nuk do të bëjë asnjë konstatim pa komunikuar me të gjitha palët, dhe të gjitha faktorët politik në vend. Houit madje dëgjoi edhe kritikat e deputetëve shqiptar për diskriminim e shqiptarëve nga institucionet e veçanërisht atij gjyqësor. Houit, pasi të dëgjoj të gjitha palët, pritet të dalë nesër me një ...