Rikonstruimi i qeverisë javën e ardhshme?!

2015-08-21 0

Edhe pse fillimisht u paralajmërua për nesër; 15 shkurt rekonstrumi i qeverisë do të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. BDI me gjasë do të vazhdojë të drejtoj ministrin e mbrojtjes e cila mund të këmbehej me atë të arsimit. Por vendimi I fundit është që ky dikaster ti mbetet partisë shqiptare në pushtet.

Duke pas parasysh faktin se ministri aktual Fatmir Besimi shkon në resorin e euro-integrimeve në vend të Teuta Arifit e cila pritet të doërhiqet shkaku I kandidaturës së saj për kreun e Tetovës, në ministrin e mbrojtjes pritet të vij koordinatori I grupit parlamentar të BDI-së Talat XHaferi . Këtë të fundit në bankat e parlamentit do ta zëvendësoj Hisen Xhemaili .

Gjithashtu për shkak të kandidaturës së ministrit të pushtetit lokal Nevzat Bejta për kryetar të Gostivarit në ketë vend pritet të vijë kuadër I ri . Ende nuk është marrë vendimi I prerë se kush do të ulet në këtë dikaster edhe pse në lojë ishin më tepër emra si ai I Hazbi Likës , Argëtim Fidës apo Ramiz Merkos. Nuk përjashtohet mundësia që me ministrin e pushtetit lokal të drejtoj edhe kuadër krejt tjetër i BDI-së.

Ndërkaq pas dorëheqje nga posti i deputetit të kandidatit të BDI-së për kryetar të Strugës Arben Llabenishta i cili u zëvendësua nga Nedim Ramiz, tanimë ish zv/ ministër i financave, në këtë mini-rekonstruim të qeverisë ky vend do të plotësohet me kuadër nga Kërçova.

Në ditët në vijim pritet edhe dorëhiqet zyrtare të dy ministrave të BDI-së atij të pushtetit lokal Nevzat Bejta dhe zv/ kryeministres për euro-integrime Teuta Arifi. Bedri Rexhallari