BERLIN - Skandali i mishit të kalit është përhapur edhe në Gjermani. Analizat treguan se disa prej paketave me lazanjë të ngrirë kishin në përbërje mish kali. Rrjetet e supermarketeve "Real" kanë tërhequr të gjitha lazanjat në shitje, ndërsa rrjetet e tjera të furnizuesve "Tengelmann" dhe "Rewe" po kryejnë kontrolle në produktet e përpunuara më mish vici.
(ad.ti/shqiptarja.com)