Pak pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Apelit kanë reaguar disa prej familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit duke e cilësuar të turpshëm vendimin e trupës gjykuese. Zamira Durda, e cila në tragjedinë e Gërdecit humbi djalin e saj të vogël, u shfaq në ekranin e A1Report shumë e tensionuar. "Ishte një vendim vërtetë turpi", tha ajo. "Nga arresti i shtëpisë dalin të lirë tani se u bënë 5 vjet dhe këto llogariten. Ishte shumë turp për gjykatën, për vetë këtë turp gjykues që u tregua kaq i padrejtë me këta viktima që mori guximin përsëri dhe godet mbi kufoma. Ky trup gjykues godet mbi kufoma, ata të vdekur janë, të mbaruar", tha Zamira Durda në A1Report, pa fshehur revoltimin e saj. I ashpër ishte edhe gjykimi i Durdës mbi trupin gjykues: "Janë njerëz plehra, nuk ja vlen as t'i zësh me gojë, aq të dekompozuar janë sa të bëjnë pis edhe duart".
(ad.ti/shqiptarja.com)