Elbasan, edhe kryqi ortodoks hidhet në erë për skrap

2015-08-21 2

ELBASAN - Dëmtohet sërish me lëndë eksplozive kryqi ortodoks në fshatin Fikas në aksin nacional Tiranë --Elbasan. Ngjarja u shënua dy net më parë dhe sipas të dhënave paraprake të policisë, kryqi është dëmtuar me lëndë plasëse, dyshuar si tritol.

Autorët, ende të paidentifikuar, kanë tentuar ta hedhin kryqin në erë me qëllim shitjen e tij për skrap, por nuk ia kanë dalë dot. Sipas policisë, autorët kanë mundur të dëmtojnë vetëm 80% të kryqit.
(ad.ti/shqiptarja.com)