Bie interesimi për mjekim jashtë vendit

2015-08-21 1

Krahasuar me muajin janar të vitit 2012, numri i rasteve që kanë kërkuar shërim jashtë Maqedonisë ka shënuar rënie. Gjatë muajit janar të këtij viti janë bërë vetëm 8 kërkesa krahasuar me 15 të një viti më parë, prej të cilave 5 janë miratuar ndërsa 3 të tjera kanë përgjigje negative për shkak se të njëjtat intervenime mund të kryhen edhe në Maqedoni. Këto janë të dhënat që u prezantuan sot nga Fondi I Shëndetësisë, ndërsa drejtori Xhemali Mehazi tha se kjo është si rezultat I bashkëpunimit që Fondi ka lidhur me spitalet private në Maqedoni.

"Nga viti 2009 e në vazhdimësi kërkesa për shërim jashtë apo nevoja për shërim jashtë ka një trend të rënies... kryesisht kemi rënie të kërkesës apo të nevojës për shërim jashtë në intervenimet oftalmologjike, gjegjësisht në nevojën për operacione në sy ku ky trend nga viti 2009 apo 2010 nga 150 kërkesa, në 2012 ka rënë në 49 kërkesa... Gjithashtu ka një rënie të pacientëve në kardiokirurgjinë e fëmijëve ku sivjet nga viti 2012, nga muaji i gjashtë ky shërbim jepet edhe në spitalin privat Filipi I dytë. Kjo është një lehtësim I jashtëzakonshme për prindërit, për familjet e tyre sepse kjo nevojë në veçanti ka qenë për fëmijët, intervenimet kardiokirurgjike për fëmijët", tha Xhemali Mehazi, drejtor I Fondit për siguri shëndetësor.

Mehazi bëri të ditur se gjatë viteve të kaluara numri më i madh I kërkesave për shërim jashtë vendit ka qenë për oftalmologji, kirurgji të fëmijëve dhe neurokirurgji. Sipas tij, të njejat tani mund të kryehen në spitalet private Filipi I dytë, Remedika, Sistina dhe Spitali europian I syve me participim prej 12 mijë denarë. Vetëm gjatë vitit 2012, 10 raste që nuk kanë mundur të kryhen në Maqedoni janë kryer jashtë vendit ku për secilin veçmas është financuar me shumë mbi 100 mijë euro. Melihate Rustemi

Free Traffic Exchange