Fishekzjarrë spektakolar dhe të shtëna pushkaliqesh. Kjo është atmosfera kur miliona kinezë, koreanë, vietnamezë dhe popuj të tjera që e llogaritin kohën sipas Kalendarit Hënor Kinez, mblidhen bashkë në festë. Mbrëmë, ata festuan Vitit të Dragoit. Vallëzimi me maska të ndryshme gjarpërinjsh dhe ndezja e llambave zbukuruese ishin vetëm disa nga mënyrat me të cilat shënohet kjo ditë e rëndësishme, ndërsa të shtënat e fuqishme, sipas traditës, kanë për qëllim të mbajnë larg shpirtrat e ligj.
"Në Vitin e Ri, iu uroj të gjithëve në familje të kenë shëndet dhe lumturi. Uroj sidomos që fëmijët të kenë nota të mira në shkollë. Tregoj xhaxhit se çka dëshiron?", tha Çen Hongbo, banor i Pekinit.
"Unë dua që të kem nota më të mira dhe mami e babi të jenë shëndosh e mirë".
Festa zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit, kur shumica e besimtarëve u nisën për lutje në tempuj.
"Do të lutem që e gjithë familja të ketë shëndet të mirë, ndërsa për veten do të doja përparim në punë dhe suksese në studime post-diplomike", tha Meng Xhingkai, banor i Pekinit.
Për shumicën e kinezëve, Viti i Ri Hënor është festa e vetme e vitit. Sipas mediave lokale, më shumë se 10 milion njerëz kanë shkuar me pushime për këtë festë, shifër kjo sa gjysma e popullsisë së Pekinit. Sipas besimeve tradicionale, njerëzit e lindur në shenjën e dragoit, këtë vit do të realizojnë qëllimet e tyre. Petar Bllazhevski