Piktura e Pikasos shitet për 45 milion dollarë

2015-08-21 20

Çdo kënaqësi ka çmimin e vet, kurse koleksionuesit e pasionuar gjithmonë janë të gatshëm të pasurojnë galerinë e tyre, madje edhe nëse për këtë duhet të ndajë edhe shuma disa milionëshe. Këto ditë një i pasionuar anonim i impresionizmit, gjatë ankandit në Londër, hapi portofolin dhe ofroi 45 milionë dollarë, për të bërë të vetën pikturën e të dashurës së piktorit të famshëm spanjoll Pablo Pikaso. Figura e gruas Mari-Terez e prezantuar në veprën artistike "Gruaja në dritare", daton nga viti 1932. Sipas shumicës së kritikëve të artit, kjo pikturë përbën një nga kryeveprat më të mëdha të këtij artisti prestigjioz.

"Jemi të lumtur që ky portret i mrekullueshëm dhe monumental u prezantua mirë para syve të publikut. Koleksionistët menjëherë e njohën muzën dhe artin e Pikasos dhe vepra arriti një çmim solid", deklaroi Helena Njuman, kritike arti.

Artisti Pikaso ishte takuar me Mari-Terezën në vitin 1927, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçare. Ajo më vonë u bë e dashura e tij dhe me të cilën patën edhe një vajzë, me emrin Maja. Megjithëse piktura u shit për 45 milion dollarë, ajo nuk përbën më të shtrenjtën ndër veprat e Pikasos. Në vitin 2004-të, vepra "Zotëria me llullë" u shit për 130 milionë dollarë. Ndërsa piktura më të shtrenjtë ndonjëherë është "Kumarxhinjtë" e piktorit francez Pol Sezan, e cila u shit në vitin 2011 për 267 milionë dollarë. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange