TIRANE-Deputeti socialist Pandeli Majko akuzoi trupën e inspektoriateve se është kthyer në një polici elektorale që vendos gjoba ndaj subjekteve që nuk janë pranë mazhorancës aktuale, duke qenë kështu më e politizuara dhe e korruptuara në vend. Deklarata e Majkos erdhi gjatë punimeve të Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku diskutoheshin ndryshimet në legjislacionin mbi Inspektimin.
(ad.ti/shqiptarja.com)