Biznesmenët pesimist për rritjen ekonomike

2015-08-21 0

Biznesmenët nga Oda Ekonomike e Maqedonisë me parashikime pesimiste për gjysmën e parë të vitit. Ata nuk presin përmirësim të rrjedhave ekonomike.

"Sipas vlerësimeve tona dhe sipas shqyrtimeve në vendet ku kryesisht jemi të orientuar për bashkëpunim dhe eksport, në gjysmë-vjetorin e parë, nuk presim lëvizje më të rëndësishme pozitive. Nuk tërhiqemi nga konstatimi se ka hapësirë për rritje prej 2 për qind të PBB-së, por këtë e shikojmë para së gjithash në realizimin e plotë të investimeve kapitale, të paralajmëruara me buxhet, si dhe me pritjet për lëvizje pozitive në gjysmën e dytë të vitit, veçanërisht në industrinë metalike, si veprimtari bartëse për ekonominë tonë", deklaroi Stojmirka Tasevska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Në Odën ekonomike do të bëhen analiza për taksat që nuk bëjnë pjesë në grupin e tatimeve, të cilat i ngarkojnë kompanitë. Nga atje paralajmërojnë se kur të përfundojnë analizat, do të shqyrtojnë mundësinë të kërkojnë pezullimin i një pjese të tyre.

"E dimë se kemi shkallë më të ulëta të tatimeve nga vendet e rajonit dhe këtu nuk ka hapësirë për ndryshimin ose shkarkimin e ekonomisë, gjegjësisht përmirësimin e klimës afariste dhe si rezultat rekomandohet rishqyrtim i ngarkesës nga taksat jo-tatimore. Prandaj, do t'i anketojmë anëtaret për ta mësuar numrin e përgjithshëm të këtyre taksave dhe të rishqyrtohet nëse ka hapësirë për pezullim ose zvogëlim të lartësisë së taksës jo-tatimore", tha Stojmirka Tasevska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Përveç kësaj, biznesmenët paralajmërojnë se është e mundshme të kërkojnë edhe pezullim të garancisë bankare që jepet për pjesëmarrje në tenderë dhe ajo të zëvendësohet me hipotekë, policë sigurimi ose kambial, meqë në këtë mënyrë mjetet e kompanive nuk janë të lidhura. Në mënyrë plotësuese, nga oda shprehen se në treg paraqitet kompensim i kuadrit profesional për shkak të cilës është e domosdoshme të bëhet analizë meqë ekziston rreziku që në katër vitet e ardhshme ky problem të bëhet edhe më i theksuar, ndërsa ndërmarrjet të mos mund të gjejnë kuadro të nevojshme për punë. Natasha Stojanovska