Zgjedhjet, polemika për të 'pa-verifikuarit'

2015-08-21 0

Interesim i dobët i qytetarëve për të parë nëse janë apo jo në listat zgjedhore. Gjatë javës, vetëm 13142 qytetarë kanë kontrolluar të dhënat e tyre, shifër kjo, minimale krahasuar me numrin e përgjithshëm të votuesve. Kështu flasin të dhënat e KSHZ-së nga shqyrtimi publik i listës zgjedhore që ka filluar nga 26 janari, dhe që do të zgjasë deri më 9 shkurt. Ky shqyrtim publik i listës zgjedhore është i një rëndësi të veçantë, për vetë faktin se nga ky cikël zgjedhor, do të votojnë vetëm votuesit që kanë dokumente biometrike. Votuesit pa dokumente biometrike që do të ngelin jashtë listës, paraqet gabim të institucioneve, të cilët duhet të bartin edhe përgjegjësinë. Kështu thekson Bashkim Bakiu nga Qendra për hulumtim dhe hartim të politikave. Sipas tij, ky shqyrtim është i panevojshëm, pasi duhet të jetë shteti ai që të informoj me shkresë votuesit, lidhur me shkaqet si dhe afatin për zgjidhjen e problemin. Bakiu madje konsideron se kjo çështje duhet t'i lihet vetëm një institucioni, me qëllim që të evitohen konfuzioni i qytetarëve, nga njëri institucion në tjetrin.

"Unë mendoj se është një tentativë apo një gabim, detyrë shtesë për qytetarët respektivisht për votuesit nga ana e institucioneve pasi nëse e shohim nga aspekti juridik neni 2 pika 1 e kodit zgjedhor me automatizëm respektivisht me mbushjen e 18 vjetëve, garantohet e drejta e votës dhe një shqyrtim i tillë mendoj se është i panevojshëm dhe kjo duhet të jetë obligim i institucioneve. Çdo qytetar që ka mbi 18 vjet i garantohet e drejta e votës pavarësisht a ka dokumente ose jo me vet faktin se është shtetas i Maqedonisë, atij i garantohet kjo e drejtë kur është marr ky vendim se i njëjti, për shkak se nuk ka dokument biometrike, pasaportë ose letërnjoftim, ata të përjashtohen d.m.th institucionet vet duhet të marrin përgjegjësinë dhe barrën që t'i informojnë qytetarët që nuk janë", tha Bashkim Bakiu Qendra për qeverisje dhe hartim të politikave.

Interesimi i dobët, sipas Bakiut nuk nënkupton bojkot të zgjedhjeve lokale pasi të dhënat mund të shqyrtohen edhe në formën elektronike. Madje, kjo mund të jetë një sinjal për rritjen e numrit të votuesve të papërcaktuar.

"Mos interesimi jep edhe sinjalet paraprake që përsëriten edhe në ciklet zgjedhore të fundit, ku numri i atyre të cilët nuk janë të interesuar të dalin të votojnë gradualisht rritet dhe kjo ndoshta është një shenjë, edhe për institucionet dhe partitë politike që të krijojnë edhe mekanizma që t'i motivojnë qytetarët të zgjedhin, ose një alarm se qytetarët nuk janë të interesuar të participojnë në zgjedhje", u shpreh Bashkim Bakiu Qendra për qeverisje dhe hartim të politikave.

Shqyrtimi publik i listës zgjedhore do të zgjasë deri të shtunën e ardhshme, në zyrat e KSHZ-së dhe ato rajonale. Po ashtu, KSHZ-ja iu bën thirrje të rinjve, që pas 11 janarit, nëse i kanë mbushur 18 vjet, të kontrollojnë të dhënat e tyre. Votuesit që nuk janë në listë dhe gjatë kësaj periudhe nuk paraqesin kërkesë, do të ngelin jashtë listës zgje...

Free Traffic Exchange