DURRES- Të dielën e 27 janarit në mesditë do të dilnin për gjueti pasioni i dy vëllezërve. Prandaj kishin mbyllur dyqanin në lagjen nr 6 të Durrësit dhe ishin drejtuar për nga shtëpia, në lagjen 13 ku u bënë pre e grabitjes.
Në një prononcim për Tv A1 Report Xhemal Kotarja thotë se i ka tërhequr vëmendjen gjakftohtësia me të cilën grabitësit ishin afruar në mes të ditës dhe kishin qëlluar me automatik të shkurtër.
(ad.ti/shqiptarja.com)