Tregu i zi online, në internet gjen lehtë vrasës me pagesë.flv

2015-08-21 2

Prej kohësh në Shqipëri është aktiv tregu i zi online, ndërsa kontrolli ndaj tij thuajse është inekzistent. Shqiptarët online janë tepër të rrezikuar pasi siguria e rrjeteve është e brishtë. Në një intervistë për A1Report Arben Dervishi ekspert i rrjeteve online (hacker) thotë se ky treg ofron shit-blerje të drogave, armëve, apo edhe vrasës me pagesë.

Dervishi shpjegon se me një procedurë të thjeshtë e pak veprime online në këto tregje mund të blesh drogë, armë e deri në "killer". Sipas Dervishit shqiptarët ndjehen të rrezikuar ndërsa shtetit duhet të ndërhyjë.