Kanë kaluar dy vjet nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës dhe askush nuk është kujtuar për dëmshpërblimet e banorëve të prekur nga këto përmbytje te cilat ishin fatale për ekonomitë e mijëra familjeve. Në atë kohë kryeministri Berisha do të deklaronte se banorëve do tu kthehej cdo qindarkë për dëmin e shkaktuar nga hapja e portave të hidrocentraleve, por edhe pse kanë kaluar dy vite asgjë ky premtim nuk është bërë realitet.