KURBIN - Është vetëdorëzuar në komisariatin e Kurbinit, Maringlen Përgjini, 26-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës në një lokal në rrugën Zejmen-Shënkoll më 10 janar 2013. Përgjini u vetëdorëzua duke u filmuar ekskluzivisht nga kamera e televizionit A1Report. Në kërkim prej dy javësh, 26-vjeçari vendosi të dorëzohet në polici me besimin se do të vendoset drejtësia. A1Report, përmes pamjeve ekskluzive tregon momentin kur Përgjini i drejtohet komisariatit të Kurbinit.