Kërkesa e PD për heqjen e mandatit, Ylli: Shashkë politike.flv

2015-08-21 0

Një grup deputetësh të PD kanë firmosur një nismë, ku i kërkojnë Kuvendit heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Fidel Ylli. Deputetët e PD-së kërkojnë që Kuvendi të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë çështje, të cilën e konsiderojnë si shkelje flagrante të nenit 70 të Kushtetutës nga ana e deputetit socialist Fidel Ylli.


Në një lidhje telefonike për A1 Report, Ylli theksoi se kërkesa për heqjen e mandatit është një luftë politike, që sipas tij PD e ka humbur pa e filluar. Ylli deklaron se këto janë "shashka që PD i hedh sa për të bërë zhurmë", por shprehet i bindur që figurën e tij nuk e dëmtojnë dot sepse është brenda rregullave.

Free Traffic Exchange