TIRANE - Djali i ambasadorit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe është autori i cili fshihet pas plagosjes së një 24-vjeçari në zonën e "Vasil Shantos" në kryeqytet mbrëmjen e 23 janarit. Aglind Bejko 25 vjeç, djali i ambasadorit Behar Bejko qëlloi me dy plumba pistolete miniblow 24-vjeçarin Martin Nanaj nga Fieri, i cili u plagos në këmbën e majtë. Ngjarja e cila ndodhi gjatë orëve të vonë të mbrëmjes së djeshme, sipas policisë u raportua për motive të dobëta pas një grindje momentale. "Pse më pe?" ka qenë shkaku i grindjes mes dy të rinjve.
(ad.ti/shqiptarja.com)