TIRANE- Trojka e ambasadorëve të OSBE, SHBA dhe BE zhvilloi një takim kokë më kokë më liderin socialist Edi Rama, kryefjala e së cilës ishin përgatitjet për procesin zgjedhor si dhe zhvillimet e fundit në Preshevë. Në takimin e thirrur nga selia rozë, Rama informoi Ambasadorin e BE-së Ettore Sequi, Ambasadorin e OSBE-së Eugen Wollfarth dhe ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu mbi problemet që shqetësojnë më shumë PS në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, ndër të cilat ndarja e mandateve.
(ad.ti/shqiptarja.com)