Vrasja e 21 vjecarit në Fier, familjarët: Nuk kemi hasmëri

2015-08-21 1

21 vjeçari, Andi Prifti u vra për 60 mijë lekë të reja që i fitoi nga një skendinë. Kjo është pista që kanë ngritur familjarët e te riut, i cili gjet i vrare në një kanal në vendin e quajtur kulla e ujit në periferi të Fierit. Xhaxhai i tij, Pandeli Prifti rrëfen telefonatën e fundit të 21 vjecarit, ndërsa deklaron se familija e tyre nuk ka patur asnjëherë hasmëri, apo konflikte me persona të tjerë.

"Dimë që djali ka qënë i rregullt, hasmëri edhe mosmarrëveshje dhe në shoqëri ka qënë shumë i rregullt. Kishte dalë për kafe, i kishte dërguar familjes dhe një picë. Këto ishin në telefonatën më të fundit. Nuk kemi hasmëri, nuk kemi ngacmuar njeri, s'kemi prekur njeri në kallo. Duam ta zbardhi policia këtë", tha xhaxhai i djalit, Pandeli Prifti.

Policia e Fierit sqaroi se Andi Prifti i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme në rrethin e Fierit është ekzekutuar me mjete të mprehta, e dyshuar si thikë dhe jo me armë zjarri sic u deklarua fillimisht. Unifromat blu kanë shoqëruar rreth 15 persona në komisariat, të njohur të viktimës për të marrë më shumë të dhëna rreth viktimës, por deri tani nuk ka asnjë verion zyrtar për vdekjen e të riut.
(v.gj/shqiptarja.com)