'Shqipja' mollë sherri mes PDSH-së dhe BDI-së

2015-08-21 0

Gjuha shqipe përplas sërish PDSH-në dhe BDI-së. E para edhe njëherë akuzoi subjektin politik shqiptarë pjesëmarrës në qeveri se nuk po angazhohet sa duhet për të vënë në funksion zbatimin e plotë të gjuhës shqipe. Pikënisja e debatit ishte përkthimi i fjalimeve të deputetëve shqiptarë gjatë fjalimit të tyre. Deputeti i PDSH-së Zijadin Sela në shenjë proteste kërkoi pauzë një orëshe. Ai madje u bëri thirrje deputetëve shqiptarë të BDI-së që ti bashkëngjiten kërkesës së PDSH-së që zëri i tyre tek qytetari të mos shkoj i dubluar por origjinalë në gjuhën që flet deputeti.

"Unë tani tek qytetari dëgjohem i dubluar pa pikë emocioni dhe nga 25 zëra sa duhet të jenë deputetë shqiptarë këtu shndërrohen në dy zëra një zë mashkulli dhe një zë femre, dëgjohemi me përkthim. Ky problem duhet të gjej zgjidhje, ashtu siç duhet të gjejnë zgjidhje shumë probleme të tjera. Pjesa e rregullimit të ligjit të gjuhë shqipe që ti thonë gjuhë shqipe, ashtu siç është dhe siç ka lezet do të rregullohen në kohën kur ne do të marrim pushtetin. Tani pres nga ju që të respektoni ato ligje të cilët janë sjellë me këto këtu, të cilët e kanë pashtruar këtë gjuhë", tha Zijadin Sela, deputet I PDSH-së.

Kundërpërgjigjet Ermira Mehemti-Devaja, sipas së cilës është absurde që të akuzohet një subjekt politik shqiptarë se nuk e zbaton gjuhën shqipe. Reagimin e PDSH-së BDI-ja e sheh në vazhdën e fushatës parazgjedhore.

"BDI-ja është e vetëdijshme për rezistencën të cilën e ka komuniteti tjetër për sa i përket përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe prandaj përpiqemi, punojmë, insistojmë dhe angazhohemi që në mënyrë institucionale përmes dialogut të realizojmë kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptarë për sa i përket përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe. Në instance të fundit opinion e di shumë mire se çdo avancim i përdorimit të gjuhës shqipe në fakt ka ndodhë dhe është meritë e qeverisë së BDI-së. Ne e kemi sjellë procesin deri këtu, unë jam shumë e bindur se këtë proces do e çojmë edhe më përpara", deklaroi Ermira Mehmeti-Devaja, deputete e BDI-së.

Ndryshe PDSH-ja e Thaçit gjatë seancave plenare në vazhdimësi ka kërkuar pauzë prej një ore, në shenjë proteste, se zëri i tyre tek qytetarët shkon i dubluar dhe jo origjinal. Kjo sipas tyre pamundëson që të përcillen emocionet tek elektorati. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange