Shkodër, 2 persona vrasin me armë 46-vjeçarin mes tregut.flv

2015-08-21 35

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sot qytetin e Shkodrës. Një 46-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pranë tregut të Zdrales në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30.

Kujtim Vajushi është qëlluar me pistoletë ndërsa ka qenë duke blerë pranë një shitësi ambulant. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje Vajushi është qëlluar në momentin që ka qenë më shpinë nga rruga, ndërsa tregtarët kanë dëgjuar vetëm krismat e pistoletës.

Vajushi ka qenë me shpinë nga rruga, në momentin që i është afruar një motorçikletë me dy persona dhe më pas kanë qëlluar në drejtim të tij me pistoletë. Pas kryerjes së krimit autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa 46 vjeçari Vajushit i kanë ardhur në ndihmë kalimtarët e rastit të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por për arsye të gjakderdhjes ka humbur jetën pa mbërritur në spital.

Free Traffic Exchange