Fier, lumi Gjanica del nga shtrati përmbyt banesa e lokale

2015-08-21 1

Në Fier dalja nga shtrati e lumit Gjanicë shkaktoi përmbytjen e disa njësive tregtare dhe banesave që ndodhen në anën e lumit. Lumi Gjanicë përshkon qytetin e Fierit mes për mes dhe gjithçka që ka qenë në një largësi prej 30- 40 metra larg Gjanicës është nën ujë. Dhjetra shtëpi dhe lokale në lagjen Liri te ish-Fidanishtja janë permbytur si një muaj më parë, kur lumi Gjanicë doli sërish nga shtrati.
(ad.ti/shqiptarja.com)