Bojkoti i opozitës shkakton telashe për Kuvendin!

2015-08-21 0

Bojkoti i opozitës shkakton telashe në funksionimin e Kuvendit dhe trupave kuvendor. Plot 47 minuta anëtarët e Komisionit për sistem politik kanë pritur Antonio Milloshoskin, pa prezencën e të cilit nuk siguronin kuorumin e nevojshëm për nisjen e seancës së Komisionit. Kreu i këtij trupi kuvendor Ilija Kitanovski, kërkoi falje për vonesën dhe u arsyetua se paralelisht në Kuvend kanë zhvilluar punimet më tepër komisione.

"Në fillim dua tu kërkoj falje gazetarëve dhe kolegëve të cilët ishin këtu me kohë, megjithatë ndërkohë po mbajnë seanca më tepër komisione dhe kolegët deputetë janë prezent në më tepër trupa punues, ashtu që në këtë moment kemi shumicën dhe numrin mjaftueshëm për vendime fuqiplote dhe punë të komisionit", tha Ilija Kitanovski, kryetar i KSP-së.

Në rend dite të seancës së Komisionit në fjalë ishte një e vetmja pikë, propozim ndryshimi në Kodin penal të propozuar nga deputetët e opozitës.

"Të nderuar kolegë meqenëse nuk ka prezent përfaqësues të propozuesit të propozim-ligjit për plotësime të Kodit penal, propozoj këtu të ndërpresim seancën dhe me të njëjtën do të vazhdojmë kur të krijohen kushte për debat rreth këtij propozim ligji ", u shpreh Ilija Kitanovski, kryetar i KSP-së.

Ndryshe opozita maqedonase që nga 24 dhjetori po bojkoton punën e Kuvendit, dhe ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në Kuvend derisa nuk plotësohen kërkesat e saja, gjegjësisht mbajtje e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Bedri Rexhallari