Peru, atraksion turistik në fotografimin e zogjëve

2015-08-21 8

Edhe pse pika turistike me famë botërore 'Maçu Pikçu' në shtetin e Perusë vazhdimisht sjell turistë, me sa duket autoritetet lokale edhe më tej hulumtojnë atraksione të reja turistike. Oferta e fundit e këtij vendi Latino -amerikan është gara në gjetjen e zogjve. Turneu i parë u mbajt këtë javë kurse në të morën pjesë 25 turistë nga SHBA-të, Brazili, Britania e Madhe, Afrika Jugore dhe Spanja. Qëllimi i pjesëmarrësve ishte që të vërejnë sa më shumë zogj dhe të njëjtit t'i fotografojnë.

"Është përvojë e shkëlqyeshme, por e mundimshme. Kaluan vetëm disa ditë kurse të gjithë jemi tejet të lodhur. Sidoqoftë, po përjetojmë përvojë të shkëlqyeshme", tha Deli Savedra, turist nga Spanja.

Ekipet të udhëhequra nga persona të trajnuar për gjashtë ditë kaluan më shumë se 700 km nëpër malet e Perusë. Më të suksesshëm ishin amerikanët të cilët ia dolën të fotografojnë madje 493 lloje të zogjve.

"Zogjtë e Perusë janë diçka që janë të rëndësishëm për tërë botën, por askush nuk është i vetëdijshëm për këtë fenomen. Në fakt, edhe qëllimi i kësaj oferte turistike është që bota të njihet me këtë pasuri të Perusë. Në këtë drejtim, ky trofe për mua është i rëndësishëm", tha Glen Siholzer, udhëheqës i ekipit amerikan.

Me gjithsej 1836 lloje të regjistruara Peru është vendi në të cilin jetojnë numri më i madh i llojeve të ndryshme të zogjve. Madje 120 prej tyre janë të llojit endemik të vendosura nën mbrojtjen e autoriteteve të vendit. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange