6 anëtarët e familjes Hasa në Elbasan, dy prej të cilëve me problemeve mendore e kanë kaluar natën jashtë banesës së tyre. Një vendim i gjykatës i nxorri nga shtëpia, pasi ish-pronari i detyroi të lironin banesën ku ishin vendosur. Situata është rënduar edhe më shumë pasi kryefamiljari gjendet në reaminacion, sepse pësoi parainfarkt kur mësoi vendimin e përmbaruesve. A1 Report ka parë nga afër familjarët, dy prej të cilëve vuajnë nga çregullime mendore, të cilët kaluan natën nën një çadër të improvizuar me plasmas.
"Kjo ishte fatkeqësi e madhe. Nuk kemi ku të shkojmë, në rrugë do të rrimë. Jemi 6 veta pa bukë dhe pa lekë. Të vërë dorë shteti dhe të na ndihmojë", thonë familjarët duke qarë.
Familja Hasa jetonte prej 15 vitesh në zonën e ullishtes në Elbasan dhe tani gjenden në qiell të hapur në këto ditë të ftohta janari, pasi ish-pronari i tokës i nxorri me forcë nga banesa e tyre.